Lojtari mund të përfitojë edhe 80 milionë nga klubi
Mbappe dhe PSG do të përfshihen në një betejë juridike që ka për bazë kontratën e futbollistit e cila është e vlefshme deri në 2024. Të dyja palët duan të përfitojnë sa më shumë. Aktualisht Mbappe merr një pagë prej 72 milionë Euro në sezon. Ai pret të marrë 60 milionë nga një bonus nënshkrimi prej 180 milionësh që u nda në tre këste si dhe duhet të marrë ende një bonus besnikërie prej 80 milionë.
Në këtë klauzolë, sezonin që shkoi mori 70 milionë ndërsa 90 do t’i arkëtojë nëse vazhdon vitin e ardhshëm. Gjysma e këtyre parave do të paguhet pas pak ditësh, më 31 Korrik.
Sipas kontratës, lojtari ka përparësinë, sepse askush nuk mund ta detyrojë të largohet pavarësisht se PSG e ka përjashtuar nga turneu në Japoni dhe sepse e kupton që në asnjë moment nuk e ka shprehur qëllimin e tij për t’u larguar, por ka thënë se ka për qëllim të respektoje kontratën deri në fund, në 2024. Për këtë arsye, të gjitha shpërblimet në kontratë duhet t’i shkojnë atij.
Nga ana tjetër, klubi konsideron se sulmuesi, duke dërguar letrën më 13 Qershor ku thuhej se nuk do të rinovonte, tashmë po shprehte synimin e tij për të mos vazhduar në Paris, ndaj do të shtrydhë të gjitha opsionet për të tentuar të kursejë 80 milionë Euro që parashikon bonusi i besnikërisë.
Telenovela mund të çojë në një mosmarrëveshje ligjore mes të dyja palëve për shifra të paparashikuara në ndonjë kontratë tjetër në historinë e futbollit.
Tv Klan
Të ngjashme