Mbetën të bllokuar në det pasi skafi u pësoi defekt, shpëtohen dy persona në Vlorë, dënohen me gjobë. Arsyeja

4 months ago 9

Karaburun, Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force i dhanë ndihmë 2 shtetasve që kishin mbetur në det pasi e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf që kishte pësuar defekt.

Pas dhënies ndihmë, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, ndaj për këtë shkelje u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë mori njoftim se një mjet lundrues skaf, me 2 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, dhe shtetasit po rrezikoheshin prej dallgëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat iu shkuan në ndihmë 2 shtetasve të cilët ndodheshin 3 milje përballë📍gjirit të Bristanit, Karaburun.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast të paligjshmërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article