Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë: Të trajtohen çështjet kritike, edhe sulmet e Hamasit!

1 year ago 9

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka abstenon rezolutën e Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Lajmi është bërë i ditur nga ky institucion.

Shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.
“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article