Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve spanjolle për kultivim të lëndëve narkotike.
Policia spanjolle zbuloi një plantacion të kultivimit të kanabisit, ku u gjetën 1630 bimë në zonën e Castellote.
Në operacion janë përfshirë dhjetëra efektivë dhe një helikopter.
Mediat vendase raportojnë se operacioni ka zgjatur prej disa muajsh, ndërsa në plantacion janë vëzhguar dy persona.
Personi i dytë është ende në kërkim.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb