Mbrojtësit nderojnë Juventusin, tri pikë për pozitën e parë në renditje

11 months ago 21

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Cagliarit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Pjesa e parë nuk kishte raste të shumta, ku të dy skuadratrrezikuan vetëm ka një herë.

Alberto Dossena (Cagliari) dhe Weston McKennie (Juventus) kishin raste e vetme në këtë fraksion.

Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar me Federico Chiesan, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 60-të, kur Bremer shënoi me kokë për 1-0.

BREMER GOAL

pic.twitter.com/OYDrf229El

— Juve Canal (@juve_canal) November 11, 2023

Pas dhjetë minutash, Juve shtoi epërsinë, edhe kësaj radhe përmes një mbrojtësi, ku Daniele Rugani shënoi pas dy tentimeve për 2-0.

Rugani GOL ⚽️ pic.twitter.com/fOXMmNE5HK

— JuveFC (@juvefcdotcom) November 11, 2023

Ndeshja u hap sërish në minutën e 75-të, kur Alberto Dossena shënoi me kokë për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Juventusi mori fitoren e nëntë kampionale që e vendos në pozitën e parë me 29 pikë, por një ndeshje më shumë se sa Interi të zhvilluar. /Telegrafi/

Read Entire Article