Mbyllet dueli i gjashtë golave: Fitore spektakolare nga Toulouse përballë Liverpoolit

11 months ago 34

Liverpooli ka pësuar humbje 3-2 nga Toulouse në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Ndeshja filloi me dominim nga The Reds, por skuadra franceze shpejt i mori frenat në duar.

Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Aron Donnum realizoi për 1-0.

⏱ 36'
⚽️ Aron ouvre le score pour nos "Purples" face aux Reds 💪😈

1-0 #TFCLIV pic.twitter.com/nyFFGYUPLc

— Toulouse FC (@ToulouseFC) November 9, 2023

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, me dy skuadrat që shkuan në pushimin mes pjesëve.

45 minutat e dytë ishin edhe më voluminoz, pasi u shënuan katër gola.

⏱ 57'
⚽️ INUTILE DE VOUS FROTTER LES YEUX, NOS VIOLETS FONT LE BREAK ! QUEL ENCHAÎNEMENT DE THIJS 🔥

2-0 #TFCLIV pic.twitter.com/h1HZMbPAlb

— Toulouse FC (@ToulouseFC) November 9, 2023

Thijs Dallinga u asistua prej Vincent Sierro në mintën e 57-të, që realizoi për 2-0 për Toulousen.

Por, Liverpooli u kthye në lojë falë një auto-goli nga Cristian Casseres (74’), që i futi topin në rrjetën e tij nga një harkim i Joe Gomez.

⏱ 76'
⚽️ Habités, nos Violets repartent tout de suite à l'attaque et @magri_10 redonne deux buts d'avance aux Toulousains !!!

3-1 #TFCLIV pic.twitter.com/Wy1KKTMVC4

— Toulouse FC (@ToulouseFC) November 9, 2023

Frank Magri realizoi pas vetëm dy minutash, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e skuadrës angleze për rezultatin 3-1.

Liverpooli nuk u dorëzua deri në fund dhe shënoi për 3-2 me anë të Diogo Jotas në minutën e 89-të, për të bërë fundin dramatik.

QUANSAH LEVELS IT LATE!!!!!!! pic.twitter.com/bi7kCsKK3Z

— Liverpool FC (@LFC) November 9, 2023

Jarell Quansah (90+8′) mendoi se i kishte fituar një pikë Liverpoolit, por që VAR-i bëri të ditur se kishte lojë me dorë dhe anuloi golin e tij, me rezultatin final 3-2.

Gjërat në Grupin E janë të hapura, pasi Liverpooli si lider ka nëntë pikë, Toulouse me shtatë, Union SG me katër dhe LASK me tri. /Telegrafi/

Read Entire Article