Mbyllet pjesa e parë, Ballkani dhe Astana në barazim

11 months ago 8

Ballkani është mysafir i Astanas në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Reklama

Një pjesë e parë pa raste dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat që kishin gjysmë raste, por që nuk solli gola.

Të besuarit e Ilir Dajës tentuan të luajnë me topin dhe kishin dominimin pak më shumë se kazakët.

Ballkani kishte një goditje në kuadratin e portës, ndërsa vendasit asnjë.

Barazimi do ta mbante Ballkanin në lojë për kalimin tutje të fazës së grupeve, pasi aktualisht ka 3 pikë, aq sa Astana dhe Dinamo Zagreb. /Telegrafi/

Read Entire Article