Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kryemadhi ka mbërritur në SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur detyrim paraqitje.
Ndërkohë të shtunën Monika Kryemadhi ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm ankimim për vendimin për masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb