Me një foto së bashku me Ronaldon, McGregor paralajmëron diçka të jashtëzakonshme

9 months ago 13

Fansat janë edhe më të intriguar nga takimi saudit i Conor McGregor me Cristiano Ronaldon pasi ikona e UFC ngacmoi me një “njoftim të madh”.

Irlandezi ndau një foto të tij pranë legjendës së futbollit në ngjarjen e madhe të boksit ku Anthony Joshua mposhti Otto wallin.

Fotot e ish-mbretit të UFC-së duke biseduar me Ronaldon tashmë kanë argëtuar fansat – me sulmuesin e Al-Nassrit që nganjëherë dukej i mërzitur, por edhe duke krahasuar orët e tyre të shtrenjta të dorës.

McGregor, megjithatë, gjeti një imazh shumë më të lumtur të takimit të tyre në Riad për Instagram.

Dhe ai shtoi fjalët: “Mbrëmja legjendare e Boksit në Mbretërinë e Arabisë Saudite! NJOFTIMI I MADH PO VJEN. @turkialalshik @cristiano”.

Dhe në një intervistë në të njëjtën ekstravagancë “Day of Reckoning”, McGregor la të kuptohej se mund të përballet me  Manny Pacquiao. /Telegrafi/

Read Entire Article