Në një konferencë për shtyp Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ish-kryeministri e konsideron atë si një majtist të pandreqshëm, ku nuk pranon që qeveria e partisë së tij të shpallet organizatë kriminale
“Fakti që zoti Dumani ka pasur një çështje të veçantë, ky copëtim është copëtimi i lotëve të panumërta. Edi Rama jepte leje ndërtimi, e them me fakte. Nëse pallati ishte me 4 shkallë, ose hyrje, ai jepte një leje për 2 hyrje dhe një leje për 2 të tjera, në mënyrë që të vilte sa më shumë gjoba 3%-çe. Nga rrugët kryen dhe SPAK me dosjet. E merr dosjen dhe ia jep një Millonait, e tjetrit. Kjo është praktika se si të gjobiten më rëndë. Kjo është në praktikën e Ramës. Arsyet që e bëjnë këta është se nuk guxojnë që qeverinë e partisë së tyre, pasi ju kam thënë se Duamni është majtist i pakorrigjueshëm. Ai nuk pranon që partia e qeverisë së tij të shpallet organizatë kriminale. E merr në zhvillim në tërësi, për çdo njeri normal, kryetar ka Edi Ramën, zv. ka Agaçin, dhe Veliajn, e me radhë. Por kjo nuk mund të ndodhë. Partia e Rilindjes nuk mund të jetë organizatë kriminale për të, ndaj e copëzoi. Është sistem gjobitjesh në rrugë. Po të merrni Erionin dhe Beqajn më rëndë është kryebashkiaku. Se doli një gjyqtar i ndershëm dhe tha se ky nuk mund t’i shpëtojë firmave (Për Beqajn). SPAK është një institucion politik zhvatës, gjobëvënës, që përdoret për instrumente për gjoba nga Rama. Kujt i thotë hetim ai? Atë që i dhanë amnisti Beqajt për herë të dytë?! Fakti është se është e pakonceptueshme që të arrestosh Fushën dhe Zimixhiun, që i ka ndenjur si xhelat për të firmosur”, u shpreh Berisha.
Berisha komentoi gjithashtu edhe kërkesën e SPAK për mbikëqyrje policore dhe ndalimin e komunikimit me njerëz jashtë banesës.
“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër. Së pari se cili është Edi Rama. Arseja e dytë është dëshmi e tmerrit që ka nga unë. Dhe kjo më pëlqen, të jem i sinqertë. Përbën një arritje reale të opozitës me këtë akt. Kush janë të drejtat e Sali Berishës? Koha do i provojë”, u shpreh Berisha.
Top Channel