“Mea Culpa” e presidentit francez: Në 2018, unë isha ai që pengoi procesin e zgjerimit, mbledhja u bë me indiferencë

1 year ago 31

Presidenti francez Emmanuel Macron thekson se bashkimi i Europës është një proces i rëndësishëm, që nuk duhet trajtuar më me indiferencë.

Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë, Macron foli për gabime të BE-së në të shkuarën, kur u zvarrit procesi i zgjerimit.

“Në 2018 unë isha ai që pengoi procesin. Sepse po vinim rrotull. Mbledhja u bë me indiferencë. Thuhej që do të zgjasë edhe shumë, vendeve të tjera u thuhej herës tjetër do ta shihni, vazhdoni.

Unë thashë pastaj që ky proces nuk funksion. Nuk mund të jetë një proces burokratik ku ne hapim kapituj, kjo nuk ndryshon asgjë.

U ripolitizua procesi, u bë një reformë e vërtetë. Duhet të nxjerrim pasojat që kjo të jetë e efektshme. Së pari të politizohet, së dyti të vazhdojmë me këto reformë.

Duhet të jemi të kthjellët. Kemi përmirësuar gjërat, por kemi akoma shumë për këtë epokë të re ribashkimi. Duhet ta bëjmë duke tronditur pak zakonet.

Duhet të investojmë në këto vende kur janë rrugës. Nuk ka kuptim që të flasim për datë. Kjo shkon bashkë me angazhim e vendit. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës”.

Top Channel

Read Entire Article