Mediumi rumun: Lojtarët e Kosovës po shantazhohen nga klubet për ndeshjen me Izraelin

11 months ago 22

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të luhet të dielën më 12 nëntor nga ora 20:45 dhe Dardanët ende nuk e kanë shpallur listën edhe pse kanë mbetur vetëm katër ditë deri në orarin e ndeshjes.

Sipas mediumit rumun ProSport, arsyet pse Kosova, po vonon ta shpallë ekipin e lojtarëve, është paprecedentë në historinë e futbollit profesionist.

Sipas tyre, kjo po vjen për shkak se ndeshjet e skuadrave të klubeve luhen në të njëjtën periudhë me ndeshjen Kosovë-Izrael.

ProSport shkruan se disa klube në Evropë shantazhojnë lojtarët e tyre që janë nën kontratë duke iu bërë kërkesë për të refuzuar ftesën, për të qenë në dispozicion në ndeshjet e kampionatit.

Disa lojtarë si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija janë liruar nga klubet që të bashkohen me Kosovën.

Rumunët po merren shumë me ndeshjen Kosovë-Izrael, pasi kjo ndeshje ju intereson shumë, pasi që Rumania, po lufton për një vend në Euro 2024. /Telegrafi/

Read Entire Article