Merr fund festa, Silvinjo & Co. nisin përgatitjen për Euro 2024. Gjithçka fillon nga hoteli dhe kampi stërvitor

10 months ago 73

Shqipëria arriti një kualifikim historik për të dytën herë në finalet e një kampionati Europian. Duket se presidenti Duka me trajnerin Silvinjo kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur kampet stërvitore dhe hotelet.

Në një postim në rrjetet sociale, Armand Duka i shpreh falënderimet e tij trajnerit dhe stafit të Silvinjos për këtë arritje, teksa tregon dhe pamje nga mbledhja e kryer për të gjetur kampet më të përshtatshme për stërvitje.

“Respekt, mirënjohje e falënderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve. Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet.

Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t’u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro2024.

Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t’ju falenderoj të gjithëve.

Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!”, shkruan Duka në postimin e tij.

Read Entire Article