Mesjava sjell xhiron e 16-të në Superligën e Maqedonisë, përballje shqiptare në Strumicë

10 months ago 23

Superliga e Maqedonisë së Veriut vjen këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 16-të në program.

Kryesuesit e renditjes tabelare, Shkupi në këtë xhiro do të përballen me Gostivarin, por jo në stadiumin e qytetit të Gostivarit, pasi ndeshje do të luhet në Strumicë në “Blagoj Istatov”. Bardheblutë do të kërkojnë të përforcojnë edhe më shumë pozitën e liderit dhe pretendojnë fitore përballë Gostivarit që aktualisht mbajnë pozitën e nëntë.

Kampionët në fuqi të kampionatit, Struga Trim Lum do të luajnë në transfertë  ndaj Vardarit në kryeqytet. Takimi do të luhet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, me Strugën dhe Vardarin që kanë nga një ndeshje më pak, për shkak së në fundjavë që nuk zhvilluan takimet respektive për shkak reshjeve të borës dhe ndeshjet e tyre u shtynë për me 6 dhjetor.

Shkëndija nesër në Tetovë do të pret Rabotniçkin. Pas barazimit 2:2 të shtunën me Bregallnicën në Shtip, në duelin e nesërm kuqezinjtë kërkojnë tre pikë për të vazhduar ‘luftën’ për titullin e kampionit me Shkupin dhe Strugën.

Voska Sport në këtë xhiro do të takohet me Tikveshin, teksa në dy ndeshjet tjera përballen Brera Strumica – Bregallnica dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Sileksi. Të gjitha sfidat e xhiros së 16-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të luhen nesër, me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

Read Entire Article