Messi ka fituar pothuajse gjithçka në karrierë, ky është çmimi i vetëm që i mungon

9 months ago 34

Lionel Messi fitoi çmimin si futbollisti më i mirë në botë të hënën në një mbrëmje gala në Londër, duke lënë mbrapa vetes emra si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Messi ka fituar pothuajse gjithçka, përveç një çmimi që të cilin ende nuk e ka marrë në duar.

Bëhet fjalë për çmimin ‘Puskas’ që ipet për golin më të mirë të vitit në botën e futbollit, dhe përkundër faktit që Messi ishte nominuar për ta fituar atë përgjatë viteve, magjistari argjentinas nuk e ka fituar atë asnjëherë.

Në total, Messi ka qenë i nominuar për çmimin ‘Puskas’ shtatë herë dhe tashmë janë bërë pesë vite që prej nominimit të tij të fundit, i cili erdhi gjatë kohës kur ai ende ishte lojtar i Barcelonës.

Nominimet e Messit për çmimin ‘Puskas’:

Barcelona vs Arsenal – Liga e Kampionëve 2010/11, raundi i 1/16-tave

This Messi goal vs Arsenal because there was no need to dink it over the keeper like this and because I’ve never seen it done before or after https://t.co/lrwrcjZU7C pic.twitter.com/LzUzkTDO4e

— Glasses, Jacket, Shirt Man (@Yung_Mu) July 27, 2022

Barcelona vs Athletic Bilbao –  finalja e Kupës së Mbretit 2014-15

This Messi goal vs Athletic Bilbao needs an explanation. OUTRAGEOUS !! 🤯🤯pic.twitter.com/3GRTJOiAA5

— Semper Fi (@SemperFiMessi) July 6, 2022

Paraqitjet tjera të Messit në mesin e çmimit ‘Puskas’ përfshijnë golin e tij ndaj Valencias në vitin 2010, një gol në miqësore ndaj Brazilit në vitin 2012 aty ku Argjentina fitoi me rezultat 4-3, një gjuajtje e lirë ndaj Shteteve të Bashkuara në Copa America, dhe një gol ndaj Nigerisë në 2018 në Kupën e Botës në Rusi.

Messit i kanë mbetur edhe disa vite para vetes për të luajtur për klubin dhe kombëtaren, andaj ende ka mundësinë që në një të ardhme të afërt të fitojë këtë çmim./Telegrafi/

Read Entire Article