Milan barazon në fushën e Leçes

11 months ago 18
21:30 11/11/2023

Tjetër zhgënjim për kuqezinjtë në Serie A

Në Serie A, Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Leçes.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm, duke shënuar 2 gola me Zhiru dhe Rejnders, por vendasit barazuan në të dytën me Sansone dhe Banda.

Leçe pati mundësi të fitonte ndeshjen, por goli i shënuar në minutën e fundit u anulua nga VAR.

Për Leçen luajti 90 minuta edhe mesfushori i Kombëtares sonë Ylber Ramadani. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article