Milan në çerekfinalen e Kupës, të rinjtë rikthejnë shpresën e qëndrimit të trajnerit Stefano Pioli

9 months ago 30
11:44 03/01/2024

Kualifikimi në çerekfinalen e Kupës së Italisë riktheu buzëqeshjen në kampin e Milanit. Katër gola të shënuar ndaj Kaljarit, për të ulur disi tensionin tek trajneri Stefano Pioli.

E ardhmja e italianit ishte vënë seriozisht në rrezik, pasi ishte shumë pranë shkarkimit. Gjithsesi, tashmë kursi ka ndryshuar dhe Pioli duket më i lumtur në Milano. Entuziazmi i shtuar ka bërë që italiani të zbulojë edhe objektivat.

“Duhet të besojmë dhe të provojmë. Do të jetë një kalendar i gjatë ndeshjesh, pasi duhet të bëjmë mirë në kampionat dhe Europa League. Këto dy kompeticione janë prioritet kryesor sespe ato na japin mundësi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Por, ne pretendojmë edhe Kupën e Italisë”.

Në fitoren ndaj Kaljarit shkëlqyen futbollistët e rinj, mbi të gjitha Traore. Lojtari i skuadrës Primavera shënoi edhe një prej golave të triumfit, për të debutuar kështu tek skuadra e madhe.

“Lojtarët e rinj dëshmuan se janë vendimtar. Nuk do të konsiderohen vetëm si opsione emergjente, por alternativa të nevojshme. I bëra këto zgjedhje sepse i përshtaten momentit. Ky është një sukses për klubin”.

Milan shpreson që të fitojë këtë trofe pasi mungon në vitrinën e titujve që nga viti 2003.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article