Milan në sulm për Guirassy

10 months ago 23
13:25 26/12/2023

Sulmuesi 27-vjeçar pëlqehet shumë nga “Djalli”, por Stuttgard kërkon ta mbajë

Milani ka si objektivin kryesor të kësaj merkatoje dimri futbollistin Serhou Guirassy. Qendërsulmuesi po shkëlqen me fanellën e Stuttgart në Bundesligë këtë sezon dhe “Djalli” kërkon që ta blejë për t’i dhënë edhe më shumë forcë ofensivës.

Por që lëvizja të realizohet nuk do të jetë aspak e lehtë. Transferimi i lojtarit në “San Siro” varet nga pagesa e klauzolës me vlerë 20 milionë Euro si edhe nga zotësia e drejtuesve kuqezi për të bindur sulmuesin që të ndryshojë skuadër në mes të vitit futbollIstik.

Guirasi joshet nga ideja për të luajtur në Serie A, por ajo që e tremb futbollstin nga Guineja është mundësia që ai të lihet në stol, duke qenë se Giroud është zgjidhja e parë e trajnerit Pioli në qendër të sulmit.

27-vjeçari ka shënuar 17 gola në 14 ndeshje që ka luajtur këtë sezon në kampionatin gjerman dhe është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e Stuttgart.

Edhe drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë dëshirë që ta lënë të lirë nisur nga kontributi që futbollisti po jep në këtë sezon.


Të ngjashme

Read Entire Article