Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Turqisë: Ekstradoni Dritan Rexhepin

10 months ago 6

Autoritetet shqiptare kanë “kopsitur” dosjen e kërkesës për ekstradim të të shumëkërkuarit nga drejtësia, Dritan Rexhepi. Ministria e Drejtësisë bën me dije se ka zyrtarizuar këtë të mërkurë kërkesën ndaj autoriteteve turke për dorëzimin e Rexhepit përballë drejtësisë shqiptare.

“Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi”, thuhet në njoftim.

Dritan Rexhepi është një ndër emrat më të lakuar të botës së krimit në vend, ndërsa së fundmi emri i tij doli edhe në përgjimet e dosjes “Metamorfoza”.

Read Entire Article