Mirënjohje dhe Falenderim për Mësuesit e Mi

8 months ago 10

(Nga Fatmir Fezga, 7 Mars 2024)

  1. Festa e Mësuesit

Javën e pare te muajit Mars, qysh nga vitet e hereshme te femijerise, me eshte bere zakon ta imagjinoj se pari si fillimin e stines se pranveres por edhe si muaji qe lidhet me festen e Mësuesit. Duke vazhduar ne kete linje me eshte bere shprehi te mendoj se ky eshte nje moment per te uruar festen por edhe per tu shprehur mirenjohje mesueseve te mij, shokeve e pjesetareve te familjes sime qe kane kontribuar apo kontribojne akoma ne fushen e veshtire dhe fisnike te aresimimit te brezave te rinj.

Festa e Mësuesit si date historike përkon me hapjen e shkolles se pare ne gjuhen shqipe ne Korçë, Mësonjëtoreja e Korçës, ne 7 Marsin e vitit 1887. Hapja e shkolles se pare shqipetare ishte nje eveniment shume i rendesishem ne ate kohe: ajo ishte kurorezimi I luftes dhe perpjekjeve titanike te patrioteve te Rilindjes Shqipëtare per te ringjallur Gjuhen Shqipe dhe per ringritjen e vetedijes kombetare te popullsise shqipetare e cila prej shekujsh ishte e persekutuar nen regjimin anadollak te Perandorise Osmane.

Mesonjetorja e Korces ishte lulja e pare qe celi dhe i dha jete fushes se aresimit dhe edukimit te kombit shqipetar. Aresimimi ishte nje aspirate qe u ishte mohuar shqipetareve per shekuj te tere nga pushtuesit e huaj. Per keto aresye qe ishin jetike dhe historike per kombin tone, hapja e shkolles se pare shqipe pati nje jehone te madhe pozitive ne qarqet atdhetare ashtu si dhe ne tere shtresat e popullates shqipetare te asaj kohe. Kete jehone e gjejme edhe ne vargjet entusiaste qe shkruajti per kete ngjarje rilindasi i shquar dhe poeti yne kombetar Naim Frasheri:

Lumja ti moj Korç’ o lule

Çi le pas shoqet e tua!

Si trimi ne ball’ u sule,

Ta paçim perjete hua!

………………………

………………………….

Shum’ e bardhe kjo dite

Per gjithe shqipetaret,

Do na sjelle nje drite,

Qe s’e kishin te paret.

Mirenjohja dhe vleresimi i Shqiperise per ata qe bene te mundur hapjen e shkolles se pare shqipe u shpreh duke e perjetesuar kete date si festen e Mesuesit. Ne kete feste mbarekombetare nderohet puna fisnike e mesueseve te cilet edukojne breza te tere shqipetaresh dhe u transmetojne atyre dije dhe njohuri per dobine tyre personale dhe per te miren e kombit shqipetar.

Ne familjen tone, si ne shumicen e familjeve Deshnicare (Permetare), e donim dhe çmonim rendesine e aresimimit. Ne kete kuader gjithenje i respektonim mesuesit tane dhe i shihnim ata si njerez te nderuar qe percillnin edukaten dhe kulturen ne ambientet tona njerezore. Ne vecanti, ne festen e Mesusit, sidomos kur mblidhemi ne familje, tregojme e kujtojme episode e mbresa nga shkolla dhe ish-mesuesit tane. Nje simpati te vecante per aresimin dhe mesuesit kishte mamaja ime, Qazime Fezga. Zanafilla e kesaj mirenjohjeje per mesuesit, vec te tjerash sic na tregonte here pas here, i kishte lindur gjate viteve qe ajo vazhdonte shkollen fillore (vitet 1945-47) ne vendlindjen e saj, ne Kreshove te Dangellise. Atje duke njohur nga afer familjen e mesuesit te saj, zotit S. Ndreu, kishte mesuar jo vetem shkrim e kendim por i kishin mbetur gjithashtu ne mendje dhe menyra e jeteses dhe edukata e mire e kesaj familjeje intelektuale qe banonte perkohesisht, ne ate kohe, ne Kreshove.

Po keshtu babai im, Nazif Fezga, edhe kur ishte mbi 90-vjec, e mbante mend me respekt mesuesin e tij te fillores (vitet 1930-te) ne Mertinj, Muharrem Skenderin, nga Frasheri i Dangllise. Babai fliste me respekt per punen e palodhur, korrektesine dhe rreptesine e mesues Muharremit, frymen e aresimit dhe edukimin patriotik qe u jepte ai femijeve ne ate kohe. Me te njejtat konsiderata babai fliste edhe per mësuesin veteran, Samit Elezin nga Mertinji, i cili ishte mesuesi i pare qe mesoi femijet ne shkollen e Xhananjit e cila u ndertua ne vitin 1958. Shkolla e Xhanajt, per nder te deshmorit te LANÇL Izet Fezga, mori emrin Shkolla “Izet Fezga”.

Ne vitet e mevoneshme, kur ne mbaruam shkollat, familja jone u be akoma me e lidhur me aresimin, ose me mire te themi, u be nje familje e madhe  mesuesish. Keshtu motra e madhe Leta, si oficere, u be mesuese e edukimit ushtarak ne Gjimnazet e Kelcyres, Sukes dhe Ballabanit. Dy motrat me te vogela, Flutura dhe Deti, u diplomuan ne Institutin Pedagogjik te Gjirokastres dhe per shume vite dhane mesim ne shkollen e Xhananjit, te Leskovecit e te Mertinjit. Deti vazhdon akoma te mesoje nxenesit e vegjel ne nje shkolle fillore te Tiranes. Pervec motrave te mia, fati e solli qe edhe shoqja ime e jetes, Majlinda, te ishte bije e nje mesuesi te mirenjohur ne Lushnje, mesues Llazar Priftit, dhe gjithashtu vete te diplomohej ne Institutin Pedagogjik. Majlinda punoi e dha mesim, per shume vite, ne shkollat e qytetit te Lushnjes dhe Fierit.

  1. Mësuesit e mij të parë

Une vete e kujtoj gjithenje mësuesin tim qe me mesoi ABC-ne, si ndegjues pasi atehere nuk kisha mbushur moshen per tu pranuar ne klasen e pare, ne shkollen fillore te fshatit tone Xhanaj (viti 1961). Ai quhej Zaho Gozhoni dhe ishte me origjine nga krahina e Zagorise. Mësues Zahua banonte aty bashke me familjen e tij dhe ishte mik me babane tim. Ne shkembenim vizita familiare me ta dhe, sidomos ne netet gjata te dimrit (atehere nuk kishte as radio e as televizor), une degjonja me endje biseda interesante midis mesuesit dhe babait rreth gllanikut me zjarr. I gjithe fshati e respektonte mesues Zahon jo vetem per punen e tij si edukator i femijeve por edhe per faktin se ishte jabanxhi (i ardhur) ne fshatin tone. Vetem gjyshet e fshatit ndonjehere zemeroheshin me të kur ai i mbante femijet mbasdite ne shkolle per te bere detyrat.

Kur fillova rregullisht klasen e pare (viti 1962) ne Xhanaj erdhi mësuese Lumturi Spahiu e cila ishte vajze nga Mërtinji. Ne ato vite, Xhananji, Mertinji dhe Benja ishin tre fshatrat me te afert midis tyre dhe njekohesisht ishin te inkuadruar edhe ne te njejten kooperative bujqesore. Mesuese Lumja, siç e therrisnim shkurtimisht, ishte nga vajzat e para qe dilnin mesuese ne ate kohe. Ajo sapo kishte perfunduar nje kurs pedagogjik dhe filloi pune per here te pare ne shkollen e fshatit tone. Edhe pse ishte nje vajze mjaft e re ne moshe, ajo rrezatonte respekt e simpati si tek ne nxenesit ashtu dhe te prinderit tane. Ajo, mesa me kujtohet, na trajtonte ne nxenesve sikur te ishim motra e vellezer me te vegjel ndaj dhe ne e donim dhe respektonim shume mesuese Lumen. Po ne ato vite Lumja u fejua edhe me nje nga kusherinjte e mi, Tajarin, dhe keshtu ne e kishim mesuesen edhe nuse ne fisin Fezga.

Ne dy vitet e fundit qe une isha ne fillore ne shkollen tone erdhi mësus Neki Bundo nga Bënja (Dëshnice). Ai gjithashtu ishte djale i ri, sa kishte mbaruar shkollen pedagogjike ne ato vite. E kujtoj mesues Nekiun si nje nga mesuesit me te qetë, i duruar dhe i dashur me nxënesit; si gjate oreve te mesimit ashtu dhe ne kohen qe ishim jashte klases.Shkolla e Xhanajt, ne ato vite, kishte vetem nje salle ku mesonin 4 klasa kolektive njeheresh, nga e para deri ne te katerten. Aty kishte mesatarisht rreth 12-15 nxënes ne vit per te kater klasat, por megjithate, ishte veshtire te menaxhonje kohen e mesimit me lende dhe mosha te ndryshme. Une vete kujtoj se kur mbaronja me shpejt detyrat e mia te klases degjonja me qef te madh cfare thoshte mesuesi ne derrase per klasat me te larta. Ky fakt mund te dukej pak si cpërqëndrues por njëkohesisht te lejonte te mernje me shume informacion per tematiken qe do vinte me vone, pra ishte nje lloj parapergatitje per te shkuar ne klasat me te larta.

Natyrisht kane kaluar pothuajse 60 vite qysh atehere por edhe sot kujtoj me kenaqesi e nostalgji te natyreshme maredheniet e mira e respektive qe kam patur me mësuesit e mij te parë.

Figure 1. Pamje nga fshati Xhanaj dhe ndertesa e shkolles fillore, me pikezime te kuqe (F.Fezga, 1987).

  • Mësuesit e Shkollës Tetëvjecare

Shkollen tetevjecare ne femijet e Xhananjit e benim ne shkollen “S.Sakollari” te Bënjes. I binte te benim pothuajse nje ore rruge per te vajtur e nje ore per tu kthyer ne shtepi pas mesimit. Rruga ishte shume e veshtire, sidomos per femijet e klasës se peste qe ishin te moshes 11-12 vjeç. Ne dimer duheshin kaluar te pakten dy perrenj te rrezikshem, Vrambulli e Skllapi, te cilet sillnin nga mali uje te rrembyshem, gure te medhenj e kercunj lisi. Zakonisht ne mblidheshim te gjithe bashke kur shkonim e vinim nga shkolla dhe me te vegjelit ndiqnin ata me te rriturit.

Shkolla e Benjes ishte shkolle e madhe sepse aty benin mesimet nxenesit e 5 fshatrave: Xhanaj, Mertinj, Bënje, Fratar e Seniçan.

Kalimi nga shkolla fillore ne shkollen tete-vjeçare ishte i veshtire per ne jo vetem nga veshtiresite e rruges por edhe sepse kalonim nga nje grup nxenesish rreth 15 vete, te ambientuar me nje mesues, ne nje grupim te madh qe mund te kishte 80-100 nxenes, ku kishte edhe shume mesuesë. Nga pikepamja psikologjike fillimi i klases se peste, ne 15 Shtator ne ato vite, shoqerohej edhe me njefare stresi apo ankthi per nxenesit. Ky stress pjeserisht atehere kalohej duke patur si shembuj bashkemoshataret tane te klasave me te larta dhe lehtesine me te cilen kalonte mendja e nje femije nga nje situate ne tjetren. Mendja jone nga ora e mesimit cvendosej vetevetishem te njohja me shoke te rinj qe vinin nga fshatra te tjere, e pastaj te aventurat e mbasditeve te bukura te vjeshtes ne nje pejsazh te larmishem fshati deshnicar.

Nje rol te rendesishem per ta hequr ndrojtjen e te porsaardhureve ne klasat e pesta, ne kete moment, luanin mesuesit tane. Me natyren e tyre te afruar, me njohjen nga afer te halleve e problemeve per cdo nxenes dhe me trajtimin korrekt e miqesor qe u benin te gjithe femijeve, ata ishin ne kete rast heronjte dhe shpetimtaret tane.

Une e fillova tetevjecaren ne Benje, ne shtator te vitit 1966. Drejtor i shkolles tetevjecare te Benjes, ne ate vit, ishte Tommorr Caushi i cili jepte gjithashtu mesim edhe ne lenden e letersise. Ai ishte nga Fratari dhe ishte i njohur ne gjithe zonen tone. Mesues Tomorri ishte shume passionant per punen qe kryente, ishte njekohesisht mjaft korrekt dhe kerkus per nivelin mesimor, si te nxenesve ashtu dhe te mesueseve te shkolles. Ai kishte nje ndjenje te larte pergjegjesie e patriotizmi dhe ngulmonte gjithenje qe shkolla e Benjes te nxirte nxenes sa me te zote e te afte. Mesues Tomorri ishte edhe shtatlarte dhe me kujtohet qe shpesh, ne pushimet e gjata midis oreve te mesimit, organizonte ndeshje volejbolli me mesuesit dhe nxenesit e klasave me te larta. Keto aktivitete i jepnin gjalleri shkolles dhe krijonin ambient te kendshem per te gjithe, vecanerisht tek ne djemte. Drejtor Tomorri njihej shume me babain tim dhe ishin e mbeten miq gjithe kohen. Ata edhe kur erdhen ne Tirane ne kohen e pensionit takoheshin shpesh dhe ndanin opinione te njejta per shume tema qe diskutonin se bashku, si te kohes se kaluar dhe per ato te kohes se sotme.

Shkolla kishte nje kolektiv te zgjeruar mesuesish por une do te permend ketu ata qe jepnin mesim ne klasen tone. Mesues Eqeremi, i cili gjithashtu ishte nga Fratari, na jepte mesimet e Gjuhes Shqipe dhe Leximin ne klasen e peste. Ai ishte nje burre i qete qe shpjegonte mesimin shtruar dhe asnjehere nuk mbaj mend te nxehej, as me ndonje nxenes qe nuk ja thoshte shume per mesimet. Ai nuk e kishte njerin krah, ndoshta e kishte humbur aksidentalisht, dhe lodhej pak me teper gjate shpjegimit te mesimit sidomos kur shkruante ne derrasen e zeze. Megjithate me kujtohet shkrimi i tij ishte gjithmone i bukur dhe i kuptueshem. Me qetesine dhe dashamiresine e tij Mesues Eqeremi na impononte respekt per vehten e tij por dhe per punen dhe lodhjen qe ai bente per aresimimin tone.

Nje nga lendet me te veshtira ne gjithe sistemin e shkollave, per shumicen e nxenesve, eshte gjithenje matematika. Kjo eshte ndoshte dhe nje nga aresyet pse mesuesit e matematikes mbahen mend me mire. Ata kujtohen si nga nxenesit e mire qe e kane qejf matematiken, per nga sfidat e saj po ashtu dhe nga nxenesit me te dobet qe e “urrejne” ate per lodhjen dhe ankthin qe u sjell gjate vitit shkollor

Mesuesi im i matematikes ne klasen e peste ishte Andon Tyto i cili mbeti nje nga mesuesit me te dashur e me te paharruar per mua. Me mesues Andonin, ne klasen e 5te dhe te 6te, u njoha per here te pare me nocionin e ekuacionit dhe binomit, ne kuadrin e algjebres elementare.

Andoni ishte atehere nje djale i ri shume i qete, korrekt dhe dashamires me te gjithe nxenesit e klases. Kur hynte ne klase ai nuk mbante ate hijen e rende por bente ndonjehere dhe shaka dhe keshtu qe I clironte te gjithe nga “frika” e ekuacioneve dhe veprimeve qe nenkuptonte matematika. Une vete isha nje nxenes i elites ne ate kohe, i prirur drejt matematikes dhe i pelqeja sfidat e saj. Megjithate, mesues Andoni me natyren dhe stilin e tij afrues ma forcoi me teper kete prirje, me ndimoi ta zhvillonja me tej llogjiken matematike dhe ta donja me shume kete lende gjate gjithe viteve te shkolles. Andoni nuk ishte nga krahina jone, ishte me origjine nga Maleshova por, gjate viteve qe ndenji aty ne Benje, ai me edukaten dhe korrektesine qe kishte u be si te ishte vendali.

Respekti yne i ndersjellte mesues-nxenes, midis mesues Andonit dhe meje, ka mbetur i pandryshuar qysh nga ajo kohe. Me kujtohet qe edhe kur isha me studime pasuniversitare ne France ne vitin 1986, vec njerezve me te afert, nuk harrova te dergoj nje kartoline urimi edhe per mesues Andonin. Po keshtu, ngela i befasuar, dhe njekohesisht i kenaqur, nga vleresimi i mire qe ai bente per mua ne nje liber kujtimesh ku ai shkruante mbi jeten e tij si aresimtar ne krahinen e Dëshnices.

Nje nga mesueset qe mbaj mend nga ato vite te tetevjecares ishte dhe mesuese Yllka SHahollari. Ajo, me sa me kujtohet, na jepte ekonomite shtepiake e muziken dhe njekohesisht ishte edhe mesuesja kujdesare e klases sone. Mesuese Yllka ishte emeruar aty sapo kishte mbaruar shkollen dhe ishte me origjine nga Devolli (Korca). Me kujtohet ky fakt se kur diskutohej per vallet popullore gjithenje shprehej se e para ne klasifikim ishte vallja “Devolliçe”. Mesuese Yllka ishte gjithenje korrekte dhe e sjelleshme me ne dhe aksenti I saj korcar dukej sikur e zbuste pak edhe ndonje kritike qe ajo bente ne klase per ndonje nxenes qe nuk ishte shume I vemendeshem.

Ne dy vitet e fundit te tetevjecares, disa nga mesuesit qe gjetem aty u trasferuan ne shkolla te tjera dhe ne na erdhen mesuese te tjere. Keshtu drejtor Tomorri u largua dhe drejtor shkolle erdhi Jaho Xhangolli i cili gjithashtu ishte nga Fratari. Njekohesisht me postin e drejtorit mesues Jahua jepte ne shkolle edhe mesimet e lendes se Bio-Kimise. Drejtor Jahon brezi jone e mban mend si nje njeri me energji dhe vrull te pashembullt. Ai shpesh i organizonte te gjithe, mesuese e nxenes, ne pune e aktivitete, kur ishte nevoja, por punonte dhe vete bashke me te tjeret. Mesues Jahua na shpjegonte mjaft me pasion mesimet e biologjise dhe gjithenje perpiqej te konkretizonte ato me shembuj praktike, sidomos ato qe lidheshin me bimesine, fritukulturen etj. Ne ate kohe mbaj mend se ne oret e punes praktike qe ishin ne program, ai I fuste gjithe klasat te punonin dhe te ndertonin ca taraca qe ishin rrotull shkolles. Me ne me te rriturit, zgjidhte punen me te veshtire, shkuljen e gureve dhe ndertimin e mureve, por edhe vete atje ai ngrinte me shume gure se ne.

Drejtor Yahua ishte i ashper me nxenesit qe nuk mesonin dhe sidomos ne rastet kur behej rremuje ne klase apo kishte thyerje te rregullave disiplinore. Megjithe ashpersine dhe tonet e larta, ne momentet e para te ketyre rasteve, ai prape I gjykonte ceshtjet me drejtesi dhe jepte kryesisht zgjidhje positive ne perputhje me parimet e edukimit pedagogjik.

Personalisht e kam cmuar e respektuar punen e mire dhe perpjekjet pa rezerva qe bente drejtori I shkolles, bashke me mesuesit, per te nxjere nxenes sa me te afte e me personalitet te pjekur nga bankat e shkolles 8-vjecare. Edhe drejtor Jahua me nxiste mua per rezultate sa me te larta ne te gjitha aktivitetet e shkolles dhe fliste fjale te mira per mua si ne ate kohe edhe ne vitet e mevoneshme.

 Kur fillova  klasen e shtate edhe mesues Andoni u largua nga shkolla e Benjes dhe  ne  na  erdhi mesues  matematike Ylli Fezga. Ylli sapo kishte mbaruar Institutin e Matematike-Fizikes ne Tirane dhe ishte mesues “fringo i ri”. Une nga nje ane isha i kenaqur qe do kisha mesues Yllin se nuk kishim diference te madhe moshe e gjithashtu ishim edhe nga i njejti fis. Nga ana tjeter isha dhe pak ne siklet se duhej te nderonja vehten dhe kusheririn duke ruajtur nivelin e larte ne mesime. Ne keto kushte, me llogjiken e nje adoleshenti te moshes sime, i vura vetes detyre qe ne klase me Yllin duhej te isha korrekt dhe te ruaja maredheniet mesues-nxenes.

Nejse, mesues Ylli e filloi me shume pasion shpjegimin e algjebres dhe te gjeometrise me ne dhe e zoteronte gjithnje mire situaten ne klase. Sidoqofte ai duke qene i ri kerkonte gjithenje maksimumin, edhe pse ca nxenes nuk e kishin shume “ne defter” matematiken. Me keta te fundit ai ishte mjaft i serte dhe ndonjehere perdorte edhe ndonje shpulle “per tu dhene kurajo”. Mua ai me nxiste per nivel me te larte dhe me jepte edhe ndonje ushtrim me teper se te tjeret per ta zgjidhur. Ne klasen e 7-te, viti 1968, Ylli me shqeroi gjithashtu edhe per te perfaqesuar shkollen e Benjes ne olimpiaden e matematikes qe u be ne Kelcyre. Aty une u kualifikova per te marre pjese ne finale ne Permet por ne fazen finale shkolla nuk pati mundesi te me dergonte (Ylli nuk u ndodh aty ne ate kohe) dhe une nuk munda ti provoja aftesite e mija ne finale.

Mbasditeve shpesh takohesha me Yllin ne mehalle dhe diskutonim matematiken dhe tema te ndryshme sociale apo sportive. Ylli me jepte per te lexuar edhe ndonje liber me kuriozitete nga jeta e shkencetareve te njohur, si Anshtain, Newton etj. Keto lloj librash mua me pelqenin shume ne ate moshe.

Pervec matematikes mesues Ylli na jepte edhe lenden e fiskultures. Ne kete lende per here te pare ai filloi te na bentje matje per arritjet atletike dhe normat e vrapit gjera qe ne na dukeshin atehere kerkesa te larta per nje shkolle fshati. Njekohesisht me fiskulturen ai krijoi me ne te rriturit edhe ekipin e futbollit te shkolles dhe aty benim edhe stervitje mbasditeve kur kishim ne plan te ndesheshim me shkollat e tjera tetevjecare te zones sone. Skuadra e shkolles sone, kur ishim ne klasen e 8-te, zuri vendi e dyte ne kampionatin e zones qe u be ne Kelcyre. Natyrisht me Yllin, per shkak te lidhjes fisnore, kemi ruajtur dhe ruajme edhe sot maredheniet tona te mira. Une kam vleresuar kembenguljen, aftesite dhe prakticitetin e tij per te kryer me sukses cdo pune qe ai ka marre persiper, edhe kur ato nuk kane qene ne fushen e profesionit te tij. Edhe Ylli me ka inkurajuar dhe ka patur gjithmone bindjen e tij, si mesues, se une do te dilja me sukses ne nivelet me te larta te studimeve te mija dhe ne karieren profesionale.

Ne klasen e shtate dhe te tete edhe ne lenden e gjuhe-letersise na erdhi nje mesues tjeter, Vito Meshini. Mesues Vitua ishte me origjine nga Maleshova dhe kishte qendrimin e nje intelektuali te mirefillte, si nga menyra se si fliste ashtu dhe nga menyra e veshjes dhe pamja e tij e jashtme. Ai ishte mjaft professional ne shpjegimin e ketyre dy lendeve dhe i bente ato, te pakten per mua, mjaft terheqese dhe te kuptueshme gjate oreve te mesimit. Edhe pse une nuk bera me gramatike te Gjuhes Shqipe, gjate gjithe jetes i kam perdorur me shume korrektese fjalite ndermjetese apo perdorimin e ligjeratave te drejta dhe indirekte qe mesova ne ate kohe. Nje nga ngjarjet “konspirative” qe kujtoj edhe sot, me mesues Viton, eshte ajo e konkursit ne lendet sociale dhe gjuhe-letersi midis klasave te teta te shkollave te rrethit te Permetit, ne vitin 1968. Une isha ne klasen e 7te por, ngaqe mesues Vitua kishte besim ne njohurite e mia, ai me beri dhe mua pjestar te grupit konkurues te klases se 8-te, biles pergjegjes grupi. Ne kete konkurs fituam ne Kelcyre dhe u ndeshem ne gjysem finale me klasen e tete te shkolles se Carcoves ne Permet.

Keto ishin nje pjese e vogel nga kujtimet e mia per mesuesit e mij dhe vitet e para te shkolles sime. Shkolla bashke me mesuesit perbenin nje institucion shume te dashur per ne ne ato vite sepse atje mblidheshim me moshataret tane, mesonim gjera te reja nga librat, benim kenge, fiskulture dhe aktivitete artistike e sportive. Te gjitha keto ishin gjera mjaft terheqese per femijet e fshatit ne ate kohe dhe njekohesisht na nxitnin deshiren qe edhe ne te vazhdonim studimet e metejshme dhe te eksploronim jeten pertej caqeve te ambientit tone local. Kujtojme qe atehere nuk kishte ne fshat as energji elektrike e as televizor (Energjia elektrike erdhi me kohe te kufizuar, per dy tre ore ne dite, ne vitin 1968). Nuk behej me fjale te kishte kompjuter, internet e smart-phone sic kane tani dhe bebet e vogela 2-vjecare.

Read Entire Article