Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Mbretëresha Geraldinë, “Trëndafil i bardhë” rrezatues

3 days ago 32

Nga Albert Vataj/

Sot në përvjetorin e vdekjes së Mbretëreshës Geraldinë, një gruaje të rrallë, një shpirti të bardhë, .

Geraldina Apponyi de Nagyappony lindi më 6 gusht 1915 në Budapest, Hungari, dhe ishte pjesë e një familjeje fisnike hungareze me origjinë aristokratike. Vdiq në Tiranë në moshën 87 vjeçare, më 22 tetor 2002.

Ajo u martua me Mbretin Zog më 27 prill 1938 në një ceremoni madhështore në Tiranë. Një vit më vonë, më 5 prill 1939, ajo lindi djalin e tyre të vetëm, princin Leka I, pak para pushtimit italian të Shqipërisë. Gjatë viteve të martesës së saj si mbretëreshë, Geraldina u bë e njohur për bukurinë dhe personalitetin e saj të dashur, përkushtimin ndaj bamirësisë dhe kujdesin për të varfërit në Shqipëri.

Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1939, Geraldina dhe familja mbretërore kaluan pjesën më të madhe të jetës në mërgim, duke lëvizur në disa vende si Egjipti, Franca dhe më vonë Afrika e Jugut. Ajo kaloi dekada jashtë atdheut të saj të adoptuar deri në vitin 2002, kur u kthye në Shqipëri pak përpara vdekjes. Geraldina ndërroi jetë më 22 tetor 2002 në Tiranë.

Mbretëresha Geraldina mbahet mend si një figurë e rëndësishme historike për shqiptarët dhe një simbol i përkushtimit dhe dashurisë për popullin shqiptar, pavarësisht sfidave që kaloi gjatë jetës së saj në mërgim.

Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldina, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri, u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontriboi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.

Mbretëresha Geraldinë punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria një numër të madh mjekësh për drejtimin e Spitalit Ushtarak. Mbretëresha kontriboi në ngritjen e maternitetit të parë shqiptar në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqit të Kuq shqiptar. Gjithashtu, Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik në Radio Tirana.

Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, Geraldina gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror.

Read Entire Article