Momenti kur Emi Martinez godet një polic brazilian për t’i kërkuar ndaljen e ‘terrorit’ ndaj tifozëve argjentinas

10 months ago 66

Emiliano Martinez u pa duke prekur një polici dhe pastaj duke iu thënë atyre që të ndalonin teksa ata u përleshën me mbështetësit mysafirë para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Brazilit dhe Argjentinës mëngjesin e sotëm (e mërkurë).

Dhuna filloi pasi të dy grupet e tifozëve filluan të grinden gjatë himneve kombëtare, me policinë që më pas sulmoi përkrahësit argjentinas.

Më pas pasuan përleshje masive dhe, sipas Reuters, disa tifozë të Argjentinës u përgjigjën duke thyer karriget dhe duke u mbrojtur nga sulmet, ndërsa disa të tjerë vrapuan në fushë për t’i shpëtuar dhunës. Një fans është parë me kokë të gjakosur.

Lojtarët e Argjentinës ishin tërbuar me skenat në tribuna, saqë kapiteni Lionel Messi dërgoi ekipin në zhveshtore dhe kërkoi të mos fillojë ndeshja deri sa të jetë siguria në nivel për lojtarët dhe tifozët mysafirë.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte edhe reagimi i portierit Martinez, i cili u pa i etur për t’i penguar dhe ndalur policët brazilianë që të ndalonin dhunën.

Portieri i Aston Villas mund të shihej duke tentuar të ngjitej në një nga barrikadat ndërsa ishte i rrethuar nga personeli i ekipit.

Më pas ai u duk se u përpoq të merrte një shkop nga një oficer policie, i cili e shtyu atë përpara se të përpiqej të arsyetonte me të.

Martinez u tërhoq më pas nga disa anëtarë të ekipit, por kjo nuk i ndaloi thirrjet e tij të zemëruara me policinë për të ndaluar dhunën. /Telegrafi/

Emi Martinez trying to stop Brazilian police attacking Argentina fans last night in Rio 😳 what a warriorpic.twitter.com/Y5E2nxA1O4

— Young Frenkie (@Youngfrenkie21) November 22, 2023

Emi Martínez doesn't just protect his goal, he protects the people as well 👏👏👏

Not your casual goalkeeper 🫡🇦🇷 pic.twitter.com/eIu3JMciMQ

— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) November 22, 2023

Read Entire Article