Një 44-vjeçar është shpallu në kërkim nga policia e Korçës.
Mësohet se 44-vjeçari, ka marrë nga një person një automjet me pretendimin për t’ia blerë dhe nuk ia ka kthyer.
as kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë, automjeti u gjet i braktisur dhe i dëmtuar, në një vend parkimi, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, pasi dyshohet se ky shtetas i ka marrë një automjet shtetasit A. M., me pretendimin për t’ia blerë dhe nuk ia ka kthyer. Pas kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë, automjeti u gjet i braktisur dhe i dëmtuar, në një vend parkimi, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb