Një 35-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 6 në kryeqytet.
Sipas informacioneve A.V., 35-vjeç rezulton se është banues në Tiranë.
Mëngjesin e së premtes 35-vjeçari ka shkuar pranë një tabakino dhe ka marrë disa produkte, sipas edhe komunikatës ai është larguar pa paguar për produktet që kishte marrë.
Menjëherë është ngritur një grup hetimi i cili ka zbuluar vendodhjen e 35-vjeçari dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat, aty ku është arrestuar dhe do të përballet me akuzën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, ditën e sotme, ka shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën.
Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb