“Mungesa e Neymar do ndihet”, trajneri i Brazilit flet për sfidën kundër Kolumbisë

11 months ago 50
23:00 15/11/2023

Kolumbia do të përballet me Brazilin në sfidën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në mbrëmjen e së enjtes në “Barranquilla”, një qytet me klimë të lagësht që gjendet buzë detit të Karaibeve.

Asnjë skuadër nuk po kalon një formë të mirë, dhe një fitore “Estadio Metropolitano” mund të ndihmojë kombëtaret që të sigurojnë një nga 6 vendet e kualifikimit direkt për në Kupën e Botës 2026.

Trajneri i përkohshëm i Brazilit, Fernando Diniz, vjen pas suksesit me Fluminense në Copa Libertadores, e është gati për një tjetër sukses. Ai tha se mungesa e Neymar do të ndihet në përfaqësuese.

“Është e trishtueshme që të mos llogarisësh Neymar, aq më tepër me dëmtimin e rëndë që pati. Mungesa e Neymar ndihet në çdo skenar, ashtu si ajo e Casimiro-s.”

Askush nuk duhet të shqetësohet se dikush do të marrë rolin e Neymar. “Lojtarët duhet të luajnë me qetësi dhe të jenë vetvetja, pasi vetëm kështu loja do të rrjedhë dhe gjërat do të ndodhin natyrshëm.”

Tekniku u ndal edhe te rivalët dhe vështiresia e takimit.

“Të luash në Barankija është gjithmonë shumë e vështirë, shumë nxehtë. Kolumbia ka një mbështetje masive nga tifozët, ka edhe shumë lojtarë të mirë. Pra, kemi studiuar shumë Kolumbinë dhe i dimë vështirësitë, por skuadra është e përgatitur shumë mirë.”

Kolumbia dhe Argjentina janë të vetmet skuadra të pamposhtura pas katër ndeshjeve kualifikues. Verdhejeshilët qëndrojnë në vendin e tretë, vetëm një pikë përpara rivalëve kolumbianë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article