Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët e Hoxharës së re në Fier të ngrihen në protestë paraditen e sotme.
Gaeztari Ilmi Saliaj në një raportim për Balkanweb shprehet se banorët pohojnë të indinjuar se përgjatë gjithë muajve të verës në cesmat e tyre ka patur vetëm 30 minuta ujë në ditë, situatë kjo e papranueshme në këto temperatura përvëluese.
Qytetarët shprehen se ujësjellësi në Fier është bërë si mafie, punësohen njerëz dhe në fund askush nuk vjen për të zgjidhur një problem.
“Më është djegur bolieri nga uji i papastër, jam detyruar të paguaj 80 euro”, shprehet një qytetare. Ndërkohë një tjetër shprehet se ujit i vjen era fekale, pasi ka përzierje të ujrave të zeza me ato të tubacioneve të pastra.
“Edhe 30 minuta që vjen uji është i ndodhut. Tani kanë lëshuar ujin në kanal, mbushim ujin këtu dhe e çojmë në shtëpi që lahemi”, thotë një tjetër qytetar.
Ata pohojnë gjithashtu se kjo është një situatë e përsëritur teksa theksojnë se për nevojat e tyre kanë marrë ujë nga kanali vaditës që përshkon zonën.
Mungesa e këtij elementi jetik thonë banorët është absurde pasi kemi qënë taksapagues të rregullt pavarësisht nëse furnizohen vetëm gjysëm ore ujë në ditë.
Më shqetësuese paraqitet situata për amvisat të cilat theksojnë se uji jo vetëm që mungon, por edhe kur vjen është i ndotur.
Përballë kësaj situate ata i kanë bërë njëzëri institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershe, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb