Muriqi për përballjen me Izraelin: Protestat nuk mund të ndalen askund, por lojtarëve iu intereson vetëm ndeshja

11 months ago 14

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se janë shumë të motivuar për ndeshjen me Izraelin.

Muriqi është paraqitur në konferencë për shtyp përkrah përzgjedhësit Primozh Gliha.

Konferenca, por edhe ndeshja do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë.

“Kam qenë i vendosur t’i bashkohem Kombëtares. Klubit i thash se duhet të shkoj sepse është detyrë të luash me Kombëtaren. Mallorca e shtyu ndeshjen. Ndeshja me Cadizin zhvillohet më vonë”.

“Do të dalim 100 për qind ndaj Izraelit. Është situatë e pazakontë, nuk ka ndodhur ndonjëherë kështu”.

“Brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll. Tifozët e kanë punën e vet, protestat nuk mund të ndalen. Luajmë para tifozëve tanë dhe do të luajmë për fitore”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/

Read Entire Article