Napoli prenoton Igor Tudor

11 months ago 41
12:16 15/11/2023

Trajneri kroat do të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë në fund të sezonit

Walter Mazzarri u zgjodh nga Napoli për të ndryshuar kursin e një sezoni plot ulje-ngritje. 62-vjeçari u bind për të marrë drejtimin e skuadrës dhe vendin e lënë bosh nga Rudi Garcia pas një bisede kokë më kokë me presidentin, Aurelio De Laurentiis. Por duket se eksperienca e dytë në stolin e kampionëve të Italisë nuk do të jetë e gjatë.

Mediat raportojnë se palët kanë firmosur një kontratë 7 mujore, për t’i lënë vend më pas, Igor Tudor. Francezi ishte ai që dëshirohej nga presidenca napoletane, por kushtet e vendosura prej tij i detyruan për tu tërhequr.

Gjithsesi, sipas asaj që raportohet nga prestigjozja ‘L’Equipe”, do të ishte vetëm çështje kohe. Gazeta franceze shkruan se Tudor do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare në Qershor. Trajneri donte një kontratë të paktën një vit e gjysmë dhe mbi të gjitha kërkonte garanci teknike për të vendosur edhe futbollistët që do të aktivizoheshin në urdhërat e tij.

Mbetet të shihet nëse Mazzarri do bind në stolin e Napolit, pasi në rast se arrinë tituj këtë sezon, palët mund të ulen për të biseduar për zgjatjen e marrëveshjes.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article