Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat foli dhe për shpopullimin e vendit dhe situatën në vend.
Meta tha se PL ka menduar 21 masa konkrete sesi të ndalohet ky shpopullim. Ai tha se duhet që të mbështeten familjet e reja, të dyfishohen pagat dhe pensionet, të ulet informaliteti etj.
Fjala e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Përshëndetje
Jemi sot këtu pikërisht këtu, për të theksuar dhe njëherë tjetër domosdoshmërinë e përkushtimit maksimal, në përmbushjen e prioritetit të parë në 5 prioritetet, që është ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë.
Ndërmarrja e atyre politikave të cilat I japin fund kësaj situate, ku lindshëmria ka shkuar në pikjatë në këtë vend. Dhe së dyti, kësaj situate ku familjet dhe çiftet e reja e kanë të pamundur të ndërtojnë një jetë të sigurt në vendin e tyre, ndaj zgjedhin rrugën e largimit.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lindshmëria mesatare për grua në familjet shqiptare, është në një pikjatë të frikshme.
Asnjë vend në botë, madje edhe ato në luftë dhe konflikte civile, nuk e kanë përjetuar një traumë të tillë të rënies së lindshmërisë për grua si Shqipëria në këto vite.
Nga 3.4 fëmijë për grua, në vitin 1980, mesatarja e lindshmërisë në vitin 2023 është rrudhur në vetëm 1.4 fëmijë për grua.
Shqipëria nga vendi i dytë, që ishte në krye të listës të vendeve europiane, sot është në vendin e 177 në botë, nga 200 vende të klasifikimit botëror të Kombeve të Bashkuara.
Ky është një alarm kombëtar dhe një kushtrim për ndryshim urgjent të këtij raporti dramatic, që ka prodhuar axhenda e qëllimshme antikombëtare e Edi Ramës për shpopullimin e vendit.
Partia e Lirisë, ka objektiv të saj madhor Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
Dhe, kjo do të mundësohet nëpërmjet vënies sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona të qarta, që mes shumë masave konkrete ekonomike, financiare, sociale dhe kulturore të rimëkëmbjes së kombit, kanë prioritet absolut, fuqizimin e familjes shqiptare dhe veçanërisht mbështetjes me programe të posaçme të nënave të reja dhe të familjeve të reja.
MASAT KONKRETE
Qëllimi primar dhe prioriteti kryesor i Partisë së Lirisë në qeverisje, do të jetë ngritja e standardit jetësor të shqiptarëve që në mandatin e parë.
Për të arritur këtë objektiv ne do të forcojmë arkëtimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit, do të përmirësojmë efikasitetin e shpenzimeve të parave publike, dhe do të zvogëlojmë në zero korrupsionin me prokurimet publike.
- Për këtë objektivi ynë është ta rrisim nivelin e të ardhurave në 41-42%, ashtu siç është në disa prej vendeve të rajonit tonë, në Bosnjë, në Malin e Zi dhe në Serbi. Pra 41-42% në raport me PBB.
Ndërkohë që “Rilindja” për shkak të korrupsionit skizofrenik, e ka nivelin e mbledhjes së të ardhurave në masën 27.8%, apo dhe më të ulët se 20 vite më parë.
Pikërisht kjo diferencë 14% që është lehtësisht e realizueshme, që ne do të mbledhin, do të thotë sipas PBB. të Shqipërisë, 3.2 miliardë euro në vit, më shumë që do të hyjnë, që do të arkëtohen në buxhetin e shtetit, që sot vidhen pa u futur fare në buxhetin e shtetit, ku bëhën vjedhjet e tjera me inceneratorët, e me kilometri 6 herë më i shtrenjtë se në Serbi, dhe se në Europë.
Në 4 vjet kjo do të thotë, që ne do të mbledhim 13 miliard euro shtesë të ardhura, që nuk mblidhen sot, po që vidhen sot. Dhe, për shkak të atyre 500 lidhjeve nepotike që kemi denoncuar në tatime, dhe në dogana.
Dhe janë ato 500 lidhje nepotike atje, e në SHISH, e në polici, e në SPAK., e kudo, që garantojnë paprekshmërinë e asaj veprimtarie kriminale, të lëvizjes së mbetjeve toksike të rrezikshme, për të cilat po flet sot e gjithë bota.
- Luftë pa kompromis kundër informalitetit.
E pikërisht me mbledhjen e 13 miliardë euro shtesë të ardhura që nuk mblidhen sot, sepse vidhen pa hyrë në buxhet fare, ne kemi të garantuar plotësisht financimin e realizimit të 5 Prioriteteve tona.
Po kështu, kjo do të arrihet në një luftë pa kompromis kundër informalitetit. Ne do të orientohemi drejt reduktimit në maksimum të ekonomisë gri, që do të na mundësojë më shumë të ardhura në buxhet, dhe mbajtjen e normave të ulëta tatimore.
- Dyfishim të pagave dhe pensioneve
Për të përmirësuar standardin e jetesës së arsimtarëve, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë të punësuarve, ne do të bëjmë gjithçka, e në mënyrë të veçantë angazhohemi për dyfishimin e këtyre pagave, dhe sidomos të pensioneve, dhe njëkohësisht për të bërë gjithmonë indeksimin në përputhje dhe me rritjen ekonomike të vendit.
Pasi sot, pensionistët janë të përjashtuar për të përfituar nga rritja ekonomike e vendit.
- Do të aplikojmë taksën e sheshtë 10%, nga 15%-23% që është sot aktualisht, dhe që është më e larta në rajon, dhe që e bën biznesin tonë, tërësisht të pakonkurueshëm me vendet fqinje.
Po do të ndalesha, meqë raporti I fundi I Kombeve të Bashkuara është tronditës për pikjatën e lindshëmrisë të grave dhe nënave në Shqipëri, tek mbështetja jonë e posaçme për nënat e reja, dhe familjet e reja.
Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes, do të garantohet.
Do të trefishohet bonusi i bebes.
Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë do të ketë ulje taksash në pagë dhe të ardhura, dhe sa më shumë fëmijë do të ketë, më shumë ulje do të ketë, në mënyrë progresive
Do të garantojmë kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti.
Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, që është një nga modelet më të suksesshme, ku trendi i plakjes së popullsisë, dhe I rënies së lindshmërisë, falë politikave shumë konkrete të qeverisë patriotike të Viktor Orban, u përmby në një kohë rekord.
Do të krijojmë fondin e banesave për çiftet e reja, dhe do të garantojmë blerje me kosto të banesave të pashitura;
Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje të kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë, dhe kështu në mënyrë të përshkallëzuar për fëmijën e katërt, apo të pestë dhe me rradhë.
Shpenzimet për ushqime bazë do të rimbursohen 5%. Shpenzimet për “shportën e bebes” do të rimbursohen 10%.
Mbështetja falas me ushqimin dhe suplementet ushqimore të domosdoshme, për gratë shtatzëna të familjeve në gjendje varfërie, papunësie, dhe pamundësie gjatë shtatzënisë dhe deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës, do të garantohen.
Reduktim i vdekshmërisë foshnjore dhe i nënave në lindje do të jetë prioritet absolut, duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën, dhe marrë masat parandaluese.
Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna për të mundësuar të ardhurat e domosdoshme për përballimin e shtatzënisë së sigurt dhe të shëndetshme.
Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore, deri në një 1 vit për fëmijët e lindur në familjet e varfëra, të papuna dhe në pamundësi ekonomike.
Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë, për një periudhë 1-vjeçare, për fëmijët e lindur në familjet në varfëri, të papuna, dhe të pamundura.
Do të garantojmë mbulimin e plotë falas të të gjitha barnave përfshirë edhe ato që nuk janë pjesë e Listës së Barnave të Rimbursueshme sot, për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë të paktën 1-vjeçare.
Pagesa e Kujdestarëve gjatë shtatzënisë, në ndihmë të nënave.
Sigurim i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte, shkolla e ambiente rekreative për çdo fëmijë.
Do të garantojmë sistemin e kateringut në kopshte, shkolla dhe çerdhe.
Po kështu do të mbështesim me 20,000 euro grant çdo të ri deri në 25 vjeç që fillon biznes social apo start-up.
Ne besojmë se vetëm nëpërmjet mbështetjes direkte me masa konkrete për nënat e reja, dhe për familjet e reja do të mundësojmë jo vetëm frenimin e shpopullimit, dhe ndalimin e kësaj pikjatë të lindshmërisë në Shqipëri, por njëkohësisht dhe objektivin tonë kryesor për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
E natyrisht të gjitha këto tema dhe çështje që unë sapo ngrita sot, pikërisht I shqetësuar dhe nga raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara për rënien pikjatë të lindshmërisë në Shqipëri, ne do të kemi rastin nga nesër dhe gjithë javës që vjen, ti diskutojmë me 300 të rinj dhe të reja të mrekullueshëm, në kampin veror të Jalës.
Ku besojmë, se ata do të na japin dhe ide të tjera konkrete për të pasuruar programin tonë, dhe 5 Prioritet tona për 4 milion shqiptar plus. Faleminderit
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb