Ndarja nga jeta e Duamenës, kardiologu: Si dënim me vdekje, mund të kishte shpëtuar nëse…

11 months ago 21

Rafael Duamena ka bërë një gabim fatal kur ka vendosur të heqë aparatin e implantueshëm kardiak dhe po kaq gabim ka bërë edhe mjeku që e ka kryer si proces. Ish-kapiteni i Egnatias gjatë qëndrimit të tij në Zvicër para se të zbarkonte në Shqipëri, ka hequr defibrilatorin që e kishte vendosur pas dy problemeve serioze që kishte pasur në fushë në të kaluarën, pikërisht për shkak të zemrës.

“Panorama Sport” intervistoi dr.Ormir Shurdhën, mjek kardiolog, aritmolog, i specializuar në vendosjen e aparaturave të implantueshme kardiake si “pacemaker” dhe defibrilator. Ai thotë se duhen protokolle të përbashkëta në të ardhmen, të cilat duhet të jenë shumë të rrepta, me qëllim që të parandalohen sa më shumë raste të tilla.

A duhej të luante ende si profesionist Duamena pas problemeve që kishte me zemrën?

Qëllimi i çdo klubi apo shoqate sporti duhet të jetë, që çdo sportisti i çdo moshe qoftë, pavarësisht sportit, nuk duhet t’i rrezikohet jeta gjatë ushtrimit fizik. Për këtë arsye ata duhet të bëjnë një “screening” kardiovaskular për të përcaktuar se kush prej tyre ka risk për vdekje të papritur, dhe të marrë të gjitha masat për ta parandaluar.

A mund të bëhej më shumë pas arrestit kardiak që pësoi të shtunën në fushë?

Çdo vend publik dhe aq më tepër në një stadium, duhet të ketë në dispozicion një defibrilator të jashtëm, sepse dhënia e ndihmës së parë te një person që ka humbur ndjenjat, në shumicën e rasteve këto janë aritmi kardiake vdekjeprurëse, defibrilatori është shumë i suksesshëm për mbajtjen në jetë./PANORAMASPORT.AL

Read Entire Article