Nderim Nexhipi ndërpret marrdhënien me klubin turk

10 months ago 47

Ish-futbollisti Nderim Nexhipi ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk Manisa, ku prej 6 muajsh ishte në postin e drejtorit Sportiv.

Ka qenë vetë Nexhipi i cili ka bërë publik lajmin.

Sipas tij marrëveshja është prishur në mënyrë të dyanëshme.

“Nga dita e sotme nuk jam më pjesë e klubit turk Manisa FK. Në bisedë me presidentin e klubit kemi rënë dakord që me marrëveshje të dyanshme të ndërprejmë bashkëpunimin”- shkruajti ai.

Nexhipi ka punuar më parë te Ballkani, në Kosovë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article