Ndodhej në Shqipëri për pushime/ Ndërron jetë 66-vjeçari italian, pësoi arrest kardiak sapo u fut në det

4 months ago 5

Një turist italian ka ndërruar jetë ditën e sotme në Ishullin Lezhë në momentin që është futur në det.

Dyshohet se 66-vjeçari nga Milano ka pësuar një arrest kardiak, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article