Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Të shihet e drejta e koalicioneve, hapja e listave të jetë në dorën e partisë…

3 months ago 8

Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa PS dhe PD duket se janë dakordësuar me një variant, i cili pritet të votohet nga Kuvendi.

Gjatë diskutimeve, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, u ndal te të drejtat që kanë shtetasit shqiptarë për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Mediu tha se duhet të ketë mundësi alternative për paraqitjen e kandidatëve.

Kreu republikan ka vënë theksin veçanërisht te mundësia e konkurimit edhe përmes koalicioneve, duke e cilësuar këtë si një mundësi për lëvizjen e politikës.

“Nëse një subjekt politik do ta lërë listën tërësisht të hapur ta lërë të hapur. Në Kushtetutë thuhet jo më pak se 1/3, pra është çështje e vullnetit të partisë.

Partitë që duan ta mbyllin listën për 1/3, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që vijnë e konkurrojnë, se kanë besimin e qytetarëve që u japin votën.

Nëse flasim për demokraci përfaqësuese ne përfaqësojmë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve.

Të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha Mediu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article