“Në Bullgari e Rumani s’do ma mbante kurrizi të shkoja me makinë se do ma vidhnin”/ Lubonja përplaset me Hilën: Numrin më të lartë të të arrestuarve në Europë e mbajnë shqiptarët

1 year ago 9

Balkanweb app Get it on Google Play

Analisti Dritan Hila dhe Fatos Lubonja janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” në News24.

Shkak u bë deklarata e Hilës, i cili tha se “Në Bullgari e Rumani s’do ma mbante kurrizi të shkoja me makinë se do ma vidhnin”, mirëpo kjo shkaktoi replikën e Lubonjës, i cili tha ‘numrin më të lartë të të arrestuarve  në Evropë e  mbajnë shqiptarët, ndërsa në fund vijnë bullgarët dhe rumunët’. Lubonja theksoi se të dhënat janë për vitet 2018-2020 sipas Interpolit.

Debati ishte në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Pjesë nga debati:

Hila: Kushedi ça halli kanë që duan të fusin diktatorin Rama në Evropë. Ramës mund t’i tolerohen gjëra të vogla, por jo parimet kryesore.

Futjen e Shqipërisë në BE, ok janë kushtet gjeopolitike. Janë bërë disa veprime të tjera, hapa mikroskopike. A e meritojmë ne? Tek e meriton Bullgarina, Rumania, a s’do mbante kurrizi të shkoja me makinë se do ma vidhnin, edh ne e meritojmë.

Lubonja: sa të arrestua për kokainë në Evropë 2018-2020? 226 shqiptarë, më pas vijnë brazilianët, kolumbianët. Por shih edhe numrin e popullsisë. Në fund vijnë Bullgaria dhe Rumania. Numri i të arrestuarve është nga Interpoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article