‘Negocimi’ i penalltisë që humbi Joselu – Guler donte ta ekzekutonte, madje edhe Ancelotti e zgjodhi turkun

8 months ago 11

Real Madrid humbi sërish një penallti këtë sezon, edhe pse ky është një tjetër debat. Kundër Girona ishte Arda Guler ai që ‘provokoi’ një nisje të re. Turk u inkuadrua në minutat e fundit dhe ishte i sigurt në lëvizjet e tija. Kamerat e DAZN fiksuan negocimin e zhvilluar në fushë mes disa lojtarëve se kush duhet të gjuante nga pika e bardhë.

Guler ishte aq i motivuar sa gjyqtari sapo sinjalizoi penalltinë pyeti Brahim Diazin, i cili shikonte nga ana tjetër dhe më pas Joselun, duke e ditur se për shkak të rendit të vendosur, ai me siguri do të ishte goditës.

Aurelien Tchouameni ndërhyn për Gulerin dhe i kërkon Joselut që ta lë turkun ta marrë atë, por ish-lojtari i Espanyolit kap topin dhe e vendos në pikën e bardhë.

Ndërkohë që kjo po ndodh në fushë, Carlo Ancelotti ngrihet nga bankina për t’i thënë Dani Carvajalit se Guler duhet të jetë ai që do të gjuajë, por menjëherë vjen djali i tij Davide nga pas dhe thotë se Joselu duhet ta ekzekutoj më mirë dhe gjithçka mbetet sipas planit.

Edouardo Camavinga dhe Tchouameni vijnë për të inkurajuar talentin turk duke e ditur se ai ka mbetur pa e gjuajtur penalltinë. Joselu gjuan dhe dështon. Guler është i pari që ngushëllon sulmuesin, pastaj Brahim dhe më pas Carvajal.

Immediately Arda Guler won the penalty, Tchouameni ran over, shouting "Arda! Arda!" and asked Joselu to let Arda Guler take it instead 🤍🤍pic.twitter.com/HGd7tTqAIS

— Kay | Snapchat & IG Ads (@Emini_Sir_Kay) February 12, 2024

Debati për ekzekutuesit e penalltive

Real Madridi ka pasur pluset dhe minuset e tij me penalltitë. Ishte e vështirë për të shënuar, aq sa Vinicius Junior fillimisht në parasezon dhe më pas Rodrygo Goes, Luka Modric dhe Joselu humbën gjuajtjet e tyre.

Në vitin 2024, në mes të debatit se kush ishte gjuajtësi i parë, Joselu shënoi i pari, më pas Vini Jr dhe i fundit Jude Bellingham.

Megjithatë, Joselu dështoi përsëri, kështu që tani ka pesë dështime dhe tre suksese. Sulmuesi është në parim gjuajtësi i parë nëse është në fushë dhe më pas janë Vinicius Jr dhe Modric.

Jude, megjithatë, ka shënuar tashmë një. /Telegrafi/

Read Entire Article