Newcastle kontakton fituesin e Ligës së Kampionëve, ai mund të transformojë ekipin anglez

9 months ago 6

Newcastle United thuhet se ka bërë një hetim për një nënshkrim të madh që mund të transformojë plotësisht ekipin e tyre.

“Laraskat” nuk i janë shmangur nënshkrimeve të shtrenjta në vitet e fundit, duke rrëmbyer lojtarë si Bruno Guimaraes, Alexander Isak dhe Sandro Tonali.

Megjithatë, flitet se trajneri Eddie Howe është i prirur për ta kryesuar atë nënshkrim duke ndjekur mesfushorin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Reprezentuesi gjerman është lidhur shumë me një kalim në Ligën Premier, me Manchester United, Liverpool dhe Manchester City të gjithë të lidhur me të.

Por, tani raportet nga Gjermania, përkatësisht gazeta BILD, pretendojnë se Newcastle ka kontaktuar rrethin e lojtarit.

Megjithatë, theksohet se një lëvizje në St James’ Park nuk ka gjasa të ndodh.

Newcastle ‘open talks with Bayern Munich over ambitious Joshua Kimmich transfer’ in desperate bid to fix injury crisishttps://t.co/YZ4TwMWzNt pic.twitter.com/7wdC7VXHhW

— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 17, 2024

Mesfushori gjerman ka grumbulluar mbi 368 paraqitje për Bayernin, duke fituar tetë tituj radhazi të Bundesligës.

Thuhet se dëshira e Kimmich është të vazhdojë të konkurrojë për trofe të mëdhenj në “nivelin më të lartë” dhe ai dhe familja e tij janë të kënaqur në Mynih.

Kontrata e tij skadon në vitin 2025 dhe bisedimet serioze për një marrëveshje të re ende nuk janë zhvilluar.

Siç u tha, negociatat pritet të zhvillohen në të ardhmen e afërt – me Max Eberl që do të udhëheqë bisedat.

Kimmich ka luajtur 21 herë për Bayernin në të gjitha garat këtë sezon, por u fol disa muaj më parë se ai ishte në kërkim të një agjenti të ri pasi nuk kishte fituar. /Telegrafi/

Read Entire Article