Nga fitimet për pjesëmarrjen deri te triumfi final, Euro 2024 në gjuhën e parave, UEFA publikon shifrat

10 months ago 16

UEFA tashmë ka vendosur edhe përfundimisht për shifrat totale të parave që do të jenë në dispozicion për Euro 2024. Sipas njoftimit të bërë, fondi kap shifrën e 331 milionë euro-ve. Secila nga 24 ekipet kombëtare do të marrë 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen në turne, shifër e kënaqshme.

Përfaqësueset do të paguhen 1 milion euro për çdo fitore dhe 500,000 për një barazim. Kalimi në 1/16 do të sjellë 1.5 milionë euro, në çerekfinale 2.5 milionë euro dhe në gjysmëfinale katër milionë euro.

Finalisti i Kampionatit Europian do të marrë pesë milionë euro shtesë, ndërsa kampioni i Europës tetë milionë. Shuma maksimale që mund të fitohet, nëse një ekip fiton të tre ndeshjet në grup, është 28.25 milionë euro. Kampionati Evropian do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik dhe përbërja e grupeve do të bëhet e ditur pas shortit të sotëm në Hamburg.

Read Entire Article