Nis protesta e banorëve për aksin Thumanë-Kashar: Me rrugën e re, bizneset tona po shkojnë drejt falimentit

3 months ago 6

Ka nisur protesta e banorëve të Krujës dhe të Fushë Krujës për aksin Thumanë-Kashar.

Banorët kanë thënë se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit.

“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.

Qindra banorë dhe forca policie ndodhen në protestë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Etiketa:

Read Entire Article