Nis sot sesioni i ri parlamentar, i pranishëm në seancë edhe presidenti Begaj. Ja çfarë pritet të ndodhë

9 months ago 9

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të jetë i pranishëm në nisje të sesionit të ri parlamentar. Burime zyrtare pranë Presidencës konfirmuan një lajm të tille, ku nder të tjera është parashikuar që z. Begaj të mbaj edhe një fjalim.

Por kjo vizitë e Presidentit (ka tager për të mbajtur fjalim në fillim të sesionit parlamentar) vjen në një kohë kur opozita ka nisur aksionin për bllokimin e jetës parlamentare, si pasoje e mosngritjes së Komisioneve Hetimore parlamentare dhe mosndryshimin e anëtarëve të Komisionit te Posaçëm te Reformës Zgjedhore. Do të mbetet për t’u parë se cila do te jete sjellja e opozitës ndaj Presidentit, nëse do e lejojë të mbaje fjalimin apo jo?

Ndërkohë nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi i ka çuar një letër Bajram Begajt për të kthyer në Kuvend ligjin për komisionet hetimore parlamentare, propozuar dhe miratuar me voten e socialisteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article