“Një copë tokë bëhet burim konflikti”, Rama para banorëve të Dhërmiut: Ka përfunduar kalvari i regjistrimit të shtëpive të trashëguara

4 months ago 4

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dhërmi, ku do të shpërndajë certifikata pronësie.

“Sa e pavërtetë është që në Himarë është bërë një politikë diskriminuese, sepse ajo propagandë ka qëllime krejt të tjera nga interesat tona të përbashkëta, dhe të vetë Himarës. E vërteta është që problemi i regjistrimit të shtëpive të trashëguara në këto pika, nga Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi, Hasi dhe pastaj në disa pika të tjera poshtë, është një problematikë që lidhet me faktin se ndryshe nga të gjitha zonat e tjera, e gjithë marrëdhënia e titujve të pronësisë ka qenë e komplikuar. Vendosja në hartë e pronave dhe të shtëpive, që të përputhet plotësisht vendndodhja reale me hartën e kadastrës që mos të ketë mbivendosje dhe konflikte. Ajo që e ka ngatërruar këtë pjesë, që nuk është e njëjta gjë si me zonat e Veriut, është ajo që ka ndodhur në shumë vite, pas 90-ës kur është bërë shumë zullum me letrat, AMT-ptë, dhe certifikatat. Shpesh herë janë gjendur tre pronarë për një pronë. Një copë tokë bëhet burim konflikti pasi ka pretendetë të ndryshëm që tregojnë letra. Kjo vlen si rezultat i qëllimeve të këqija.”, -tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article