Një ditë pas vizitës së Blinken, Berisha bën thirrje për protestë masive: Demokracinë e bëjnë vetëm shqiptarët, 20 shkurti është fundi i tiranëve

8 months ago 33

Një ditë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ish-kryeministri Berisha është shprehur se demokracinë në Shqipëri e ndërtojnë vetëm shqiptarët.

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ndodhet nën arrest, prej gati dy muajsh, Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar të 20 shkurtit.

20 shkurti është dita t’i japim atë që meriton RamëGonigalit, këtij bastardi të xhelatëve hoxhistë që zhduk pluralizmin me korrupsion ndërkombëtar, që arreston liderin e PD nga frika dhe tmerri i tij, që mbyll parlamentin si të ishte kuzhina e Lindës dhe jo tempull i popullit dhe demokracisë. 20 shkurti është dita e shqiptarëve, është dita e atdhetarëve”, deklaroi Berisha.

“Edhe dje në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të shpifur të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishin shqiptarët, ishte Kosova. O tradhtar, 20 shkurti po vjen, shqiptarët do të japin ty, atë që meriton. Në rast se duam këtë komb, duam fëmijët tanë, duam veten tonë, dua të ndalemi dhe të mendojmë se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët, se drejtësinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Se demokracinë në Shqipëri, e ndërtojnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët. Ndaj dhe të besojmë tek njëri-tjetri. ADN-ja shqiptare, idealet e lirisë së shqiptarëve, por mbi të gjitha dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, dhe me 20 shkurt të mblidhemi, sepse 20 shkurti është fundi i tiranëve, është dita në të cilën shqiptarët përmbysin tiraninë”.

Top Channel

Read Entire Article