Një i vdekur dhe katër të plagosur pas të shtënave me armë në një shitore Walmart në Ohio

10 months ago 21

Një person i armatosur hapi zjarr në një shitore Walmart në Ohio të hënën mbrëma dhe plagosi katër persona përpara se të vriste veten, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari kishte hyrë në Walmart në Beavercreek, Ohio, një qytet me rreth 46,000 banorë, rreth orës 20:30 dhe filloi të qëllonte me armë, sipas Departamentit të Policisë së Beavercreek.

Si pasojë, katër persona u plagosën dhe u transportuan në spitalet e zonës.

“Gjendja e viktimave për momentin nuk dihet”, tha kapiteni i policisë Scott Molnar në një konferencë shtypi të hënën vonë.

🚨#BREAKING: Gunman opens fire on shoppers inside a Walmart Multiple people have been shot
⁰📌#Beavercreek | #Ohio

Currently, multiple law enforcement and emergency crews are on the scene after male suspect with a rifle entered inside Walmart store in Beavercreek, Ohio, and… pic.twitter.com/TOhn9GXhtO

— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) November 21, 2023

Ndërkohë bëhet e ditur se sulmuesi vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha policia.

Emri i të dyshuarit, motivi i sulmit dhe detaje të tjera nuk u publikuan menjëherë.

Byroja e Alkoolit, Duhanit dhe Armëve të Zjarrit, Byroja e Hetimit Kriminal të Ohajos, FBI dhe agjenci të tjera lokale po ndihmojnë policinë e Beavercreek me hetimin. /Telegrafi/

Read Entire Article