Një moment magjik i Camavingas ndaj Valencias bëri 72 mijë tifozë të ngritën në këmbë dhe ta duartrokasin

11 months ago 23

Një moment magjik i Camavingas ndaj Valencias bëri 72 mijë tifozë të ngritën në këmbë dhe ta duartrokasin

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe ndaj Valencias me rezultat të thellë 5-1.

Los Blancos kanë dominuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes dhe me plot meritë kanë ndalur tre pikët në Santiago Bernabeu.

Eduardo Camavinga ishte një nga lojtarët më të spikatur të Real Madridit në fitoren 5-1 ndaj Valencias të shtunën.

Francezi shkëlqeu në mesfushë së bashku me Toni Kroos dhe Federico Valverde. Camavinga është e bekuar me ritëm dhe aftësi të jashtëzakonshme.

Kundër Valencias me Realin 4-0 në avantazh, ai i tregoi këto cilësi për të kaluar katër lojtarë kundërshtarë.

Driblimi i jashtëzakonshëm i Camavingas bëri që 72 mijë tifozë madrilen të ngritën në këmbë dhe ta duartrokisin atë. /Telegrafi/

CAMA-😶H.#LALIGAEASPORTS | #LALIGAHighlights@realmadrid pic.twitter.com/ROARpsfv5e

— LALIGA (@LaLiga) November 11, 2023

Read Entire Article