Notat e lojtarëve, Leipzig 0-1 Real Madrid: Andriy Lunin më i miri në fushë

8 months ago 28

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Leipzig, në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Brahim Diaz në minutën e 48-të, me spanjollin i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Lojtari më i mirë në fushë sipas SofaScore ishte portieri ukrainas Andriy Lunin i cili mori notën 9.8 pasi bëri plotë nëntë pritje.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Brahim Diaz i cili mori notën 8.0, ku përveç golit të shënuar kontribuoi shumë edhe në fazën defanzive.

🏁 @RBLeipzig 0-1 @RealMadrid
⚽ 49' @Brahim#UCL pic.twitter.com/6HAvOev4kx

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 13, 2024

Në anën tjetër tek Leipzig, lojtari më i vlerësuar ishte Xavi Simmons i cili u notua me 7.6, ndërsa paraqitje dinjitoze kanë bërë edhe Willi Orban (7.6) dhe David Raum (7.4)

Dështimi i ndeshjes doli të ishte Benjamin Sesko i cili mori notën 6.2, me sllovenin i cili shpërdoroi disa raste të mira shënimi.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

/Telegrafi/ 

Read Entire Article