Nottingham Forest rrezikon dënimin

9 months ago 14
14:53 03/01/2024

Skuadra e Premier League dyshohet se ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar

Pas Evertonit duket se do jetë Nottingham Forest ajo që do përballet me pasoja të rënda pas shkeljes së Fair Play Financiar.

Shpenzimet e shumta në merkaton e verës prej tyre kanë bërë që organet ligjzbatuese të Premier League të nisin hetimet për klubet që kanë thyer rregullat financiare. Forest nënshkroi tetë lojtarë në dy ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, për të cilën firmosën 22 lojtarë. 

Nëse klubet shpallen fajtorë, atëherë ata do të kenë dy javë kohë për të adresuar akuzat, pas së cilës një panel i pavarur do të ketë një seancë dëgjimore deri më 8 Prill.

Klubet e Premierligës dhe departamentet e tyre ligjore duhet të përfundojnë ankesat e tyre përpara fundit të sezonit.

Skuadrat lejohen të humbasin deri në 110 milionë Euro në një periudhë 3-vjeçare, ose 35 milionë milionë Euro çdo sezon.

Nottingham Forest u ngjit në Premier League në vitin 2022 dhe që prej asaj kohe kanë shpenzuar shumë në merkato, ku sipas zyrtarëve të kompeticionit, kanë shkelur rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë.

Premier League ka prezantuar një sistem të ri i cili merret me tarifimin e klubeve që kanë thyer rregullat financiare, duke vendosur dënime me zbritje pikësh aty ku është e nevojshme. Evertonit iu zbritën 10 pikë për mospërputhje me rregullat financiare të Premier League.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article