“Nuk arritëm të merrnim atë që meritonim”, Arteta i frustruar nga humbja ndaj West Ham

9 months ago 17

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mbetur i dëshpëruar me humbjen e pësuar në shtëpi ndaj West Ham të enjten mbrëma.

Arsenali u mposht 2-0 në Emirates nga rivalët lokal, duke pësuar humbjen e parë në shtëpi këtë sezon.

“Ne nuk arritëm të merrnim atë që mendoj se meritonim”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes për Amazon Prime.

“Meritonim shumë më tepër se sa morëm. Ne u përpoqëm dhe u përpoqëm, por diferenca u bë në zonë. Ata patën dy goditje, shënuan dy gola”.

“Ne patëm 30 goditje dhe nuk shënuam asnjë gol. Nuk kam asgjë negative për lojtarët, duhet t’i lavdëroj ata, ata u përpoqën deri në fund”.

“Nuk e futëm topin në rrjetë, kjo ishte ajo që mungonte. Ajo që na duhet është të përfundojmë më mirë. Jemi aty ku jemi. Ndjej se jemi në një pozicion shumë të mirë”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

💬 "The team kept trying and they did everything they could to win the game and I don't think that this scoreline reflects actually what happened on that pitch."

Mikel on tonight's result 👇

— Arsenal (@Arsenal) December 29, 2023

Arsenali mbetet në vendin e dytë në tabelën e Ligën Premier, dy pikë prapa Liverpoolit në vendin e parë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Fulham të dielën dhe një tjetër rezultat zhgënjyes mund të dënojë sfidën e tyre për titull. /Telegrafi/

Read Entire Article