“Nuk besoj se do hiqet non grata për Berishën”, Kikia ironi me opozitën: Nëse duan të frymëzohen nga Trump mos të rrinë te rrugica dhe…

3 days ago 32

TIRANË

Gazetari Mentor Kikia nuk e ka kursyer ironinë për opozitën teksa ka folur për fitoren e Donald Trump në SHBA dhe entuziazmin e demokratëve në Tiranë.

Kikia tha se nuk mendon se do hiqet “non grata” për Sali Berishën, teksa theksoi se nëse opozita do të frymëzohet nga Trump nuk duhet të rrijë te rrugica dhe të dalë 1 herë në 6 muaj në terren.

“Mendoj se më hsumë se fitorja e Trumpit, demokratët i ka gëzuar largimi demokratëve. Për shkak të ngjarjeve në PD, që u panë si një skenar i ideuar nga qeveria e Tiranës dhe me mbështetjen e departamentit të shtetit të qeverisë demokratëve. Përtej kësaj nuk mendoj se ka arsye për t’u ekzaltuar se nuk besoj se do ketë interferime në politikën shqiptare. Pasi në fund Trump nuk përfaqëson një filozofi trumpiste pasi më shumë se sa republikan është një individ. Për herën e parë iu imponua republikanëve, herën e dytë as nuk u kandidua. Është fitorja e një njeriu i cili luftoi, nuk u ndal në 4-vjeçarin e tij në opozitë”, tha Kikia.

Ai deklaroi se Trump nuk ofron ndonjë qasje të re që do frymëzojë rryma politike.

“Frymëzon vetëm individë. Jam shumë pak optimist dhe nuk besoj se do të hiqet vendimi për të shpallur non grata Berishën.

Demokratët nëse do duan të frymëzohen nga Trumpi mirë bëjnë të frymëzohen, por jo duke ndenjur te rrugica dhe duke dalë në terren 1 herë në 6 muaj, por se si ai me të gjithë kundër arriti që të ngrihej”, tha Kikia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article