“Nuk do të hyjmë kurrë në BE me forcat tona”, Zekthi: Rama të mbajë përgjegjësi për dështimet dhe…

1 year ago 7

Balkanweb app Get it on Google Play

Analisti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 foli për samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt sot në Tiranë dhe anëtarësimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zekthi tha se nuk do të hyjmë kurrë në BE me forcat tona, ndërsa shtoi se Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet dhe të shpjegojë se nga kanë ardhur, referuar “Open Ballkan”.

Më tej ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka folur ndër vite për suksese të mëdha, por nuk i ka shpjeguar popullit se çfarë ka ndodhur dhe në vend të kësaj bën sikur nuk ka ndodhur gjë.

“Rama në këto vite ka folur për suksese të mëdha për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Duhen shpjegime për këtë si dhe për ‘Ballkanin e Hapur’. Duhet të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, jo të bëjë sikur ka ndodhur gjë. BE s’ka pasur kondacionalitet për në për anëtarësim. Në vitin 1990 janë miratuar kriteret për të hyrë në BE. KE nuk e ka miratuar, por këto janë mënyrë sesi funksionon BE.

Rama duhet të thotë çfarë kemi bërë, jo të merret me të tjerët. Jo vjen ky, vjen ai, vjen nusja apo jo. Sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve, cila prej tyre ka avancuar. Cili prej këtyre kritereve ka avancuar? A ka drejtësi? I dobëti hyn në burg sot. I dobëti dënohet.

Ne nuk hyjmë dot në BE kurrë më forcat tona.  Nuk po tregojmë dot si kapacitet vendimmarrës, si shtet për të plotësuar ato kritere. Rama nuk mund të shfaqë sukses të tij faktin që ka ndryshuar në konjukturën e BE-së. Rama duhet të shpjegojë dështimet dhe të mbajë përgjegjësi se nga kanë ardhur.”, u shpreh Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article