“Nuk e prisja”, Gabriel Magalhaes i shokuar nga cilësitë që posedon shoku i skuadrës

5 months ago 8

Teksa kemi hyrë në xhiron finale të Ligës Premier, aty ku do të vendoset përfundimisht kampioni për sezonin 2023/2024, ylli i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka shfrytëzuar rastin për të thurur lëvdata për shokun e tij të skuadrës.

Arsenali do të jetë sot (e diel) nikoqir i Evertonit në ‘Emirates’ ndeshje të cilën do të synojë ta fitojë me shpresën që Man City do të gabojë në anën tjetër.

‘Qytetarët’ do të përballen me West Hamin në ‘Etihad’ dhe në rast se nuk arrijnë tri pikët në këtë takim dhe ‘Topçinjtë’ në anën tjetër mposhtin Evertonin, atëherë Arsenali do të shpallej kampion i Anglisë.

Para ndeshjes me Evertonin, Magalhaes ka pranuar se ai ka mbetur jashtëzakonisht i befasuar  me ndikimin që ka pasur Declan Rice këtë sezon.

Rice u transferua në verë tek Arsenali dhe ka pasur një ndikim të madh në ekip, duke i tejkaluar pritshmëritë e Gabriel.

“Nuk e prisja të jem i sinqertë. Unë e kam parë Declanin më herët dhe e dija se ai ishte një super lojtar. Ai ka pasur një ndikim të madh në ekip këtu dhe me të vërtetë po na ndihmon neve kështu që jemi të lumtur që e kemi”.

“Ai ka shumë kualitet dhe mund të luajë në dy ose tri pozita të ndryshme, kështu që natyrisht se jemi të kënaqur që e kemi në ekipin tonë”, ka thënë Magalhaes./Telegrafi/

Read Entire Article