Nuk është në planet e Liverpoolit, dy gjigantët italianë pas Thiago Alcantaras

11 months ago 7

Thiago Alcantara nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion me fanellën e gjigantit anglez Liverpool.

Mesfushori spanjoll është jashtë fushave prej disa muajsh shkaku i lëndimit, por e ardhmja e tij duket larg Anfield.

Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll me The Reds skadon në verën e vitit 2024 dhe te Liverpooli nuk i kanë ofruar rinovimin e saj.

32-vjeçari është pajtuar me largimin nga Anfield dhe tani po studion ofertat që kanë mbërritur në adresë të tij.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Thiago pëlqehet nga dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Juventus.

Të dyja skuadrat kanë nevojë për ta përforcuar mesfushën dhe Thiago shihet si një zgjedhje shumë e mirë, edhe për faktin se ai do t’i bashkohej me parametra zero.

Gjithsesi Zonja e Vjetër dhe Neroazzurët nuk do ta kenë aspak lehtë të nënshkruajnë me të pasi lojtari pëlqehet edhe në La Liga nga Sevilla, Barcelona dhe Real Sociedad. /Telegrafi/

Read Entire Article